Krasniqi:Është naivitet t’i kërkosh LDK-së ta votojë Osmanin për presidente
Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka folur për situatën e fundit politike në Kosovë dhe çështjen e raporteve mes LDK-së dhe Vjosa Osmanit për pozitën e presidentit të vendit.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se është naivitet dhe paftyrësi që t’i kërkosh LDK-së që ta votojë blanko personin që ka dalë nga partia dhe ia ka përgjysmuar votat.
Ai ka thënë se personi për president votohet në bazë të marrëveshjes, dhe jo për dëmtim të vetvetes.
Postimi i plotë:
T’i kërkosh LDK-së ta votojë bianko personin që ka dalë nga partia dhe ia ka përgjysmuar votat, është ose naivitet, ose pafytyrësi. Personi për president votohet në bazë të marrëveshjes, e jo për dëmtimin e vetvetes. Çuditem ku e kanë mësuar këtë farë “politike.” Në fakt, e kanë mësuar nga hipokrizia e vetë LDK-së, e cila kujtonte se duke e futur kokën në zall e mandej duke u shndërruar në ORA, mbetet LDK.























