Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Për të folur për rolin e osteopatisë në trajtimin e problemeve dhe hidroterapinë tek fëmijët, të ftuar janë Argjent Hoti dhe Vullnet Gashi , fizioterapeut.
Në lidhje direkte nga qyteti i Sarandës do të flasin Adrian Gurma, Kryetari i Bashkisë së Sarandës si dhe Ruzhdi Kurtishaj, Kryetar I Shoqatës së Turizmit të kosovës/Sharr Travel, ata do të shpalosin informacione lidhur me përgaditjet për sezonin e turizmit në Shqipëri.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























