20:04 / 28.03.2021
Mbyllen votimet, Presheva.com nxjerr fituese Apn
Në Preshevë përfunduan zgjedhjet e jashtëzakonshme. Rezultat zyrtarë nuk ka por Agjencia e Lajmeve Presheva.com publikoi Exitpoollin në ora 16:00 që nxjerr fituese partinē e Shqipërim Arifit.
Dalja e votuesve sipas Exit Pollit të siguruar nga Presheva.al deri në orën 16:00 është 32%. Dalja 32%, nënkupton që deri tash kanë votuar rreth 12.000 votues. Nga këto rezultate për momentin prin Alternativa për Ndryshim me 48%, PDSH me 24% është e dyta dhe PVD me 16%. Partitë tjera janë nën 5%.























