3 mijë e 726 raste aktive me COVID-19, IKShPK-ja thirrje qytetarëve
BKT
Lajme

3 mijë e 726 raste aktive me COVID-19, IKShPK-ja thirrje qytetarëve

1 mijë e 840 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë që nga marsi i vitit të kaluar.

Ndërkohë nga ky virus janë infektuar 87 mijë e 981 njerëz.

Vetëm në 24 orëshin e fundit janë regjistruar 10 raste të vdekjes dhe 914 raste pozitive.

IKSHPK ka dalë me thirrje për qytetarët që të zbatohen masat.

“IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit”, njofton IKSHPK.

 


MË SHUME NGA Lajme