Dollenberg: Karantinimi-vaksinimi, rruga e vetme ku ne duhet të kalojmë
BKT
Lajme

Dollenberg: Karantinimi-vaksinimi, rruga e vetme ku ne duhet të kalojmë

Jemi në një fazë kritike të menaxhimit të pandemisë, pasi numri i infeksionit me këtë lloj virusi ka arritur pikën kritike në javën e fundit.

Kështu deklaroi dr. Aurora Dollenberg, specialiste e mjekësisë failjare në Gjermani, në ”Mirëmëngjesi Kosovë” te RTK.

Tutje ajo theskoi se duke qenë që në Gjermani kohëve të fundit ka pasur demonstrata nga qytetarët për shkak të vaksinës Astrazeneca, ka shkaktuar rritjen e numrit të të infektuarve dhe rrjedhimisht edhe të mutacionit të ri të virusit.

Lidhur me këtë dr. Doellenberg shtoi se administrata e Merkelit pati takime me zyrtarët shtetëror për të vendosur apo jo masa të reja shtrënguese për të parandaluar përhapjen e infeksionit të virusit, sdidomos në ditët festive të pashkëve, por që më në fund u vendos që të mos merrren masa shtrënguese, për hir të ekonomisë dhe lirisë së qarkullimit të qytetarëve.

Ndalimi i përkohshëm i vaksinës Astrazeneca

Ndërkaq lidhur me ndërprerjen e vaksinimit të Astrazeneca, dr. Dollenberg, theksoi se fillimisht u vendos që të ndalohet kjo lloj vaksine, meqë në përdorim ishin edhe llojet tjera të vaksinës, derisa është vërtetuar klinikisht qoftë nga EMA, qoftë nga konrollet shtetërore gjermane, se kjo vaksinë nuk përbën shqetësim tek pacientët, gjë që u vërtetua shpejtë se kjo vaksinë nuk ka efekte anësore dhe u vendos sërish që të vazhdohet më tutje me këtë vaksinë.

Ndërsa lidhur me vaksinat që u sollën në Kosovë, dr. Dollenberg theksoi se megjithë dyshimin në efektin negativ të saj, sepse bëhet fjalë për shëndetin, për jetë njerëzish por si mjeke e fushës, mund të them se kjo llojë vaksine është e duhura, e vërtetuar shkencërisht, pa ndonjë efekt anësor që do ta dëmtonte shëndetin. Fjala vjen në Gjermani nga 1.6 milionë njerëz të vaksinuar, vetëm 7 raste ka pasur me efekte që kanë shkaktuar një lloj tromboze, por që pas një analize mjekësore u vërtetua se nuk ishte shkaktuar nga vaksina, or nga diçka tjetër, ndaj këshilloj kosovarët që të merret kjo vaksinë, sepse është i vetmi mjet që lufton kovidin.

”Efekti i kësaj vaksine qëndron një vit, prandaj këshilloj që persona me imunitet më të dobët të vaksinohen, rregullisht sikurse vaksinat tjera që kishim dikur edhe kjo vaksinë të jepet për çdo vit”, deklaroi dr. Dollenberg.

Më tej ajo foli për vaksinimin e llojit të Astrazeneca, që sipas saj këshillohet të jepet nga mosha mbi 18 vjeç e tutje, sepse si duket ka një lidhje efikasiteti me këtë lloj vaksine.

Mutacioni i virusit

Lidhur me variantet e reja të virusit në Evropë, dr. Dollenberg, sqaroi mes tjerash se u vu re në ngritjen e rrezikshmërisë sidomos nga ai britanik, që kishte përhapshmërinë më të lartë, 7 herë më të lartë sesa varianti klasik i virusit COVID-19.

”Ndërsa mutacionet tjera, ai brazilian, afrikano-jugor, kanë qenë paksa më e butë për kah efektshmëria”, deklaroi ajo.

Tutje ajo shtoi se mutacionet vërehen nga mënyra dhe vendi ku mund të hetohen e analizohen këto lloj mutacionesh, psh. mutacionet e virusit mund të vërehen më shpesh në qendrat klinike, ku mund të bëhen analizat, prandaj, në Gjermai dhe vendet tjera të zhvilluara mund ta vërejnë këtë, sidomos në rastet kur kemi rritje të infeksioneve, sepse ky lloj zhvillimi mund të vërehet me analiza klinike. ”Kështu edhe në Kosovëe e Shqipëri, nëse kemi rritje të infeksioneve edhe gjatë vaksinimit themi se aty është mutacioni i ri”, shtoi ajo.

Mutacioni i ri prek edhe grupmoshat e reja, qoftë fëmijë dhe gra shtatzëna, ngase virusi përpiqet të gjejë prenë te moshat e reja të jetojë sa më gjatë, prandaj duhet bërë vaksinimi i popullatës.

Riinfektimi

Ndërkaq lidhur me riinfektimin, dr. Dollenberg, sqaroi se ka ndodhur raste, ndonëse të rralla, të riinfeksionit me covid-19.

Sipas saj në bazë të një statistike të përmbledhur, mendohet se përafërsisht, 20 për qind e njerëzve që kishin kaluar infeksionin, janë infektuar përsëri, bile ka raste edhe për herë të tretë, por që të gjitha rastet kanë kaluar asimptomatikisht, pra pa ndonjë problem.

”Organizmi i jeriut ka aftësinë që ta dbbojë pa asnjë problem ta dëbojë virusin që në hapat e para pa asnjë lloj shqetësimi, ngase antitrupat e krijuara më herët, kanë aftësinë që të aktivizohen sërish në mbrojtje të orgnaizmit”, deklaroi dr. Dollenberg.

Karantinimi

E pyetur për masat që dueht ndërmarrë në parandalimin e virusit COVID-19, si fjala vjen, karantinimi, dr. Dollenberg, theksoi se tema e karantinimit është një temë evropiane që shkakton problematikë kudo.

”Shqiptarët, që të ecim në hap me evropianët, duhet të jemi të përgatitur në llojin e jetesës së kufizuar”, shtoi më tej ajo.

Dr. Dollenberg, mes tjerash theksoi se ne duhet të jemi skeptik në lirinë e lëvizjes etj., sepse duhet shmangur përhapjen e infeksionit, sidomos nëse bëhet fjalë në përhapjen e virusit të ri, që është disa herë më i shpejtë në shkallë rrezikshmërie.

”Kartantinimi është baza e parandalimit të pandemisë, ndërsa vaksina është rrugëdalja, parandalimi do të duhet të jetë asfalti i asaj rruge, prandaj është në dorın e ministrive përkatës të marrin masa në daljen nga kjo situatë”, sqaroi ajo.

Simpoziumi

Në fund, dr. Dollenberg, foli edhe për një simpozium shkencor në fushën e mjekësisë, që u mbajt pak kohë më parë, ku sipas saj, tema bosht ishte virusi COVID-19.

”Në këtë simpozioum u bë fjalë për të arriturat e funidt të mjekësisë në trjtimin e COVID-19, për vaksinat dhe efektshmërinë e tyre”, deklaroi ajo.

Tutje dr. Dollenberg shtoi se në atë simpozium u rritë në përfundimin që tri vaksinat: Bio N Tech, Moderna, Astrazeneca, janë vaksina që duhen përdorur për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit dhe variantet e saj te njerëzit.

”Sa më shumë vaksina aq më shumë jetë njerëzish shpëtojmë”, theksoi ajo.

Më tej ajo foli për ecurinë e simpoziumit ku, sipas saj, është debatuar edhe për medikamentet në trojet shqiptare, që dikur janë përdodur medikamente të shtrenjta, antibiotikë, pastaj terapia me oksigjen, etj., që jo rrallë janë përdorur gabimisht, duke shkaktuar dëme anësore tek pacientët.

Pastaj foli për rekomandimet e mjekëve shqiptarë, kudo në botë, duke arritur në përfundimin se cilat medikamente duhet dhënë pacientit e cilat jo.

”Drita në fund të tunelit unë e shoh kah fundi i dimrit të këtij viti, nëse jemi të disiplinuar si qytetarë, nëse do të kemi një vaksinim të vazhdueshëm”, përfundoi, dr. Dollenberg, specialiste e mjekqsisë familjare në Gjermani./RTKLive

 

 

 

 


MË SHUME NGA Lajme