Gjendja e ish-presidentit Sejdiu është stabile
BKT
Lajme

Gjendja e ish-presidentit Sejdiu është stabile

Fatmir Sejdiu u infektua me Covid19 para disa ditësh.

Gjendja shëndetësore e ish-presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu po vazhdon të jetë stabile. Pas infektimit me COVID-19, ai po merr trajtim mjekësor në Klinikën Infektive në QKUK.

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ditë më parë është infektuar me koronavirus.

Për shkak të infektimit me këtë virus, atij i është dashur të kërkojë trajtim mjekësor në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Punëtorë shëndetësorë në këtë klinikë kanë treguar për media se Sejdiu po vazhdon të jetë i shtrirë aty dhe se gjendja e tij është e mirë dhe stabile.

.

Kujtojmë që numri i rasteve të infektuara me COVID-19 po vazhdon të rritet në vend, kësisoj edhe institucionet publike shëndetësore po mbushen edhe më shumë me pacientë.

Vetëm sot, Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 917 pacientë janë të shtrirë në klinikat ku po trajtohen pacientët me COVID-19 dhe në spitalet rajonale.  

 


MË SHUME NGA Lajme