Kombëtarja e Kosovës niset për Spanjë
BKT
Sport

Kombëtarja e Kosovës niset për Spanjë

"Dardanët" ballafaqohen me Spanjën me 31 mars.

Humbja e Kombëtares së Kosovës me rezultat 3-0 ndaj Suedisë tashmë ka mbetur prapa krahëve.

Kombëtarja e Kosovës  është nisur drejt Spanjës, me të cilën do të ballafaqohet të mërkurën në ndeshjen e dytë të vlefshme për kampanjën kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Në grupin B, Kosova renditet e fundit me 0 pikë, ndërsa ky grup kryesohet nga Suedia me 6 pikë dhe Spanja me 4 pikë. Greqia ka 1 pikë, kurse Georgia si Kosova 0 pikë.