Agjentët rusë kishin tentuar dy herë që ta likuidonin biznesmenin bullgar
BKT
Lajme

Agjentët rusë kishin tentuar dy herë që ta likuidonin biznesmenin bullgar

Ekipi i agjentëve të Shërbimit inteligjent ushtarak rus (GRU), të cilët ishin organizatorë të tentimit për grusht shtet në Malin e Zi dhe tentimit për likuidimin në Londër të ish-agjentit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia, kishin tentuar dy here që ta likuidonin biznesmenin bullgar të armëve, Emilian Gebrev.

Organet e hetuesisë bullgare kishin zbuluar se të tre agjentët rusë që kishin tentuar ta likuidonin Gebrevin, kishin hyrë në Bullgari me identitete të rrejshme, Gerogy Gorshov (identiteti i vërtetë, Egor Gordienko) , Sergei Pavlov (identiteti i vërtetë, Sergei Lyutenko) dhe Sergei Fedotov (identiteti i vërtetë, Denis Sergeev).

Herën e parë (me 15 shkurt 2015), tre agjentë të Shërbimit inteligjent ushtarak rus (GRU), kishin hyrë ndaras në Bullgari, duke shfrytëzuar aeroportin e Sofjes, përmes fluturimeve nga Beogradi, Moska dhe Athina. Të tre agjentët e GRU, pasi që kishin arritur në kryeqytetin Bullgar, ishin vendosur në hotele të ndara.

Që të tre, pasi që ishin njoftuar me vendin dhe personin që do ta helmonin kishin fluturuar për Rusi, ku kishin bërë përgatitjet përfundimtare.

Agjentët rusë ishin kthyer prapë në Sofje për të kryer likuidimin e biznesmenit bullgar. Në mbrëmjen e 28 prillit 2015, ne një parking nëntokësorë ku ishte e parkuar vetura e biznesmenit bullgar, Emilian Gebrev, agjenti rus Denis Sergeev i kishte spërkatur dyert e veturës së Gevrev me helmin ushtarak Novichok.

Po atë mbrëmje në veturën e Gebrev, kishin hyrë Emilian Gebrev, Hristo Gebrev dhe Valentin Tahchiev dhe që të tre kishin shfaqur shenja të helmimit. Biznesmeni bullgar, djali i tij Hristo Gebrev dhe miku, Valentin Tahchiev, pas trajtimit në spital kishin arritur që të shpëtojnë.

Pasi që qëllimi i GRU-së ishte likuidim i biznesmenit bullgar Emilian Gebrev, ata prapë kishin dërguar agjentët e tyre në Bullgari, për ta përfunduar punën.

I pari nga grupi,  që kishe arritur në Sofje me 24 maj 2015, ishte Denis Sergeev, ndërsa  Georgy Gorshkov kishte arritur pas katër ditëve me 28 maj. Po atë natë me 28 maj, Gebrev posa kishte shfaqur shenja helmimi ishte shtrirë në spital, çka edhe kishte ndikuar që të shpëtoj edhe herën e dytë.

Agjentët rusë, Sergeev dhe Gorshkov, pasi kishin helmuar Gebrevin me Novichok, për tu larguar nga Bullgaria e kishin marr një veturë me qira, me të cilën kishin shkuar në Serbi. Dy agjentët e GRU-së, me 30 maj lëshojnë Serbinë, duke shfrytëzuar linjën ajrore Beograd-Moskë.

Bazuar në provat e siguruara, Prokuroria bullgare ka ngritur aktakuzë kundër tre shtetasve rusë, që në Bullgari kishin hyrë me identitete të rrejshme, Gerogy Gorshov (identiteti i vërtetë, Egor Gordienko) , Sergei Pavlov (identiteti i vërtetë, Sergei Lyutenko) dhe Sergei Fedotov (identiteti i vërtetë, Denis Sergeev).

Edhe pse prokuroria bullgare ka ngritur aktakuzë kundër tre shtetasve rusë dhe ndaj tyre është lëshuar edhe fletë arrest ndërkombëtarë, ka pak gjasa që ata të ekstradohen në Bullgari, pasi që ligjet në fuqi në Rusi e ndalojnë ekstradimin e shtetasve rusë nga territori i Federatës ruse në vendet tjera.

Dyshimet se mbrapa tentimit për likuidimin e Gebrev qëndronin agjentët e GRU-së kishin lindur pasi që ishte zbuluar se një nga rusët e akuzuar, Gergy Gorshov, kishte punuar më herët nën mbulesën e diplomatit dhe atë si pjesë e misionit diplomatik rusë në Organizatën Botërore të Tregtisë ne Bruksel. Pas kësaj është vërtetuar se të tre ruset e dyshuar janë pjesëtarë të shërbimit inteligjent ushtarak rus, të njohur si GRU.

Vlen të ceket se Sergei Fedotov (identiteti i vërtetë, Denis Sergeev), është i dyshuar edhe për helmimin e ish-agjentit rus, Sergey Skripal dhe vajzës së tij, Yuli Skripal. Helmimi i Sergey Skripal kishte ndodhur me 4 mars 2018, në Londër dhe sikurse tek Gebrev ishte përdorur helmi ushtarak Novichok.

Është vërtetuar se shërbimet inteligjente ruse helmin ushtarak Novicho e kishin përdorur edhe vitin e kaluar kundër lideri opozitar rus, Alexei Navalny. Pas dërgimit të Navanyit në Gjermani është vërtetuar se ai ishte helmuar me Novichok, për çka janë fajësuar agjentët e Shërbimit te brendshëm inteligjent rus (FSB).

 

 

 


MË SHUME NGA Lajme