16:50 / 29.03.2021
Mblidhet Kryesia e LDK-së, pritet të diskutohet për çështjen e presidentit
Anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë mbërritur në selinë qendrore të kësaj partie ku do të mbahet mbledhja e Kryesisë. Këtu pritet të diskutohet për çështjen e presidentit.
Në zyrat e selisë kanë ardhur, nënkryetari Lutfi Haziri, nënkryetarja Shqipe Mjekiqi, ish-ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, e ish-ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, raporton Ekonomia Online.




























