Këta janë personat që u vaksinuan pas kryeministrit Kurti
BKT
Lajme

Këta janë personat që u vaksinuan pas kryeministrit Kurti

Kryeministri i vendit Albin Kurti, pak më parë është vaksinuar i pari në Kosovë kundër COVID-19.

Pas tij, u vaksinua doktoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Isme Humolli.

Ndërsa, i treti që u vaksinua është infektologu i Klinikës Infektive, Salih Ahmeti.

Pas tyre po vazhdon vaksinimi edhe i punëtorëve tjerë shëndetësorë.

Ndërsa, vaksinimi do të vazhdojë edhe ditën e nesërme, kur pritet të vaksinohet punëtorët shëndetësorë të Klinikës Infektive e pastaj të klinikave tjera.

Në fazën e parë, sipas planit të vaksinimit do të vaksinohen grupet me rrezik të lartë ku përfshihen punëtorët shëndetësorë, banorët dhe punëtorët shëndetësorë të shtëpive të kujdesit për të moshuarit, grupmoshat 80+ dhe një pjesë e popullsisë me sëmundje kronike (persona në dializë, persona me diabet, sëmundje kardiovaskulare)./express


MË SHUME NGA Lajme