E pyesin për Benzeman, reagim i veçantë i Deschamps
BKT
Sport

E pyesin për Benzeman, reagim i veçantë i Deschamps

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka pasur një reagim të veçantë ndaj gazetarëve kazakë, pas një pyetje në lidhje me Karim Benzeman, i cili prej kohësh nuk grumbullohet në kombëtare.

Pyetjet për sulmuesin francez kanë qenë të shumta për trajnerin, teksa nuk kanë munguar edhe në Kazakistan, ku Franca triumfoi 2-0.

Gjatë konferencës për shtyp, një gazetar kazak, nis ta pyesë trajnerin për sulmuesin e Realit, por ndërpritet menjëherë:

“Lidhur me Benzeman…”, filloi gazetari, ndërkohë që menjëherë ndërhyri Deschamps: “Ohh Zoti im, edhe këtu?! Jam i sigurt që dikush iu tha ta bëni këtë pyetje, ndoshta ndonjë gazetar francez”, tha Deschamps, ndërkohë që u ngrit dhe u largua nga konferenca.