Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafirë të parë janë, Nue Oroshi - asamblist në qytetin Kiel (CDU) dhe Besnik Kelmendi - zyrtar i qeverisë së landit të Vestfalisë dhe Rajnës Veriore (CDU). Ata do të flasin për Themelimin e rrjetit politik shqiptar në Gjermani.
Kurse mysafiri i radhës, Artan Grubi, zëvendëskryeministër i parë në Maqedoninë e Veriut, në lidhje të drejtpërdrejt nga Shkupi, flet për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut.
Ndërsa, Diellza Bezera, menaxhere e projekteve në "Artpolis",do të flas për Shfaqjen “KUR BIEN PERDET”, e cila ka për qellim adresimin e bullizmit.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























