Problemi që vihet re tek ata që pinë çaj dhe kafe pas vaktit
BKT
Lifestyle

Problemi që vihet re tek ata që pinë çaj dhe kafe pas vaktit

Nëse pini gjithmonë pas ngrënies një filxhan çaj apo kafe, kini kujdes. Ky zakon mund të shkaktojë mungesë hekuri, e cila shfaqet me lodhje, rrahje të shpeshta zemre dhe të dridhura. Mungesa e hekurit është e zakonshme sepse përmbajtja e tij në ushqime është e ulët dhe thithja nga zorrët është shumë e vështirë.

Mangësitë janë më të zakonshme tek foshnjat, adoleshentët, gratë shtatzëna dhe ata që ushqehen me një dietë vegjetariane. Konsumimi i kafesë dhe çajit menjëherë pas vaktit ndikon negativisht duke zvogëluar përthithjen e hekurit nga ushqimi.