Emërohet zëvendësministrja e Drejtësisë
Nita Shala është zëvendësministrja e dytë e Drejtësisë, pas emërimit të Blerim Sallahut.
Nita Shala emërohet zëvendësministre e Drejtësisë, dikaster ky i drejtuar nga Albulena Haxhiu, njofton kjo ministri.
Shala është zëvendësministrja e dytë e Drejtësisë, pas emërimit të Blerim Sallahut gjatë javës së kaluar.
Zëvendësministrja Shala është asistente në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.
Shala ka përfunduar studimet master në Universitetin e Teramos të Italisë, me temë të diplomës “Drejtësi për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Luftën kundër Krimit të Organizuar Financiar”.
Po ashtu, Shala ka qenë edhe fituese në gradën magjistër Shkence në Kriminologji në Universitetin e Oxfordit.
Nita Shala ka edhe përvojë pune në institucione tejet të rëndësishme në Holandë dhe në Shqipëri.
Në Tribunal të Hagës, Nita Shala ka punuar në dy raste shumë të rëndësishme: në procesin kundër Vojislav Seselj dhe kundër Vlastimir Djordjevic, i shpallur fajtor nga Tribunali i Hagës për krime lufte në Kosovë.























