Plogështia e pranverës, luftohet kështu
BKT
Lifestyle

Plogështia e pranverës, luftohet kështu

E kush nuk përfshihet nga plogështia e pranverës, ditët e para as me diell e as me shi, lodhja që në orët e para të mëngjesit dhe vështirësia në përqendrim, nga dhimbja e kokës tek një irritim i përgjithshëm.

Janë gjendje e përbashkët, që prekin një pjesë të madhe të njerëzve. Quhet ndryshe dhe “sindromi i ndryshimit të stinës”, që vjen çdo vit me shqetësime fizike dhe psikologjike.

Nga kjo vuajnë më shumë femrat e moshave nga 35 në 54 vjeç.

Më poshtë do të gjeni disa mënyra se si ta luftoni atë:

Kaloni kohë jashtë dhe shijoni diellin. Nëse ndiheni të lodhur, pushoni.

Shtoni ngjyrat në dietën tuaj. Një tryezë plot me ngjyra.

Bëni sporte në ajër të hapur: vetëm një shëtitje e bukur është e mjaftueshme.

Llastoni veten me një masazh relaksues.

Ngadalësoni ritmin e ditëve dhe merrni pak kohë për veten tuaj.

Mos harroni mjetet natyrore: provoni çajin me xhinxher.