16:23 / 30.03.2021
Kosnett takohet me Bislimin diskutojnë për procesin e dialogut me Serbinë
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett është takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi me të cilin ka diskutuar për rëndësinë e lidershipit në konferencën e donatorëve dhe konsultimet e gjera me palët e përfshira në procesin e dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.
Kosnett ka thënë se poashtu se është diskutuar edhe rëndësinë e një shërbimi civil jopolitik.
“Në takimin e sotëm me Besnik Bislimin u diskutua rëndësia e udhëheqjes në konferencën e donatorëve. Konsultimet e gjera me palët e përfshira në procesin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja dhe vlerën e një shërbimi civil profesional apolitik. Bashkë ne mundemi”, ka shkruar Kosnett.























