05:57 / 31.03.2021
Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë është Fadil Çitaku- Profesor në Akademinë e shkencave të Lidershipit në Zvicër.
Kurse mysafirë të tjerë janë Fitore Bajraktari, juriste dhe Alba Dushi,juriste. Ato flasin për temën ÇKA ËSHTË QENDRA PËR RASTE GJYQËSORE STRATEGJIKE? ÇKA ËSHTË PROCESI GJYQËSOR?.
Ndërsa mysafire e fundit është Flora Brovina - shkrimtare, aktiviste.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























