Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Për të folur për turizmin veror, në lidhje të drejtpërdrejt nga Sydney do të flas, Blerina Dula, eksperte në fushën e turizmit, e cila gjithashtu është edhe promovuese e turizmit Shqiptar në Australi dhe botë.
Kurse, në lidhje të drejtpërdrejt nga Zvicra, Fatime Kalimashi, poete dhe këngëtare, flet për lansimin e këngës: Kurrë Kosovë s'të harrova, për bashkëjetesën mes poezisë dhe këngës dhe për organizimin e Shqiptarëve në Zvicër.
Ndërsa avokatja, Erblina Krasniqi, do të flas për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe rolin e inspektoriatit të punës në Kosovë.
Për kërkesën e sektorit privat drejtuar qeverisë, për rritjen e pagës minimale në 350 euro, do të flas, Jusuf Azemi, Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























