Hyseni: Dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë aty ku ka mbetur
BKT
Lajme

Hyseni: Dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë aty ku ka mbetur

Ish-koordinatori shtetëror për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, ka thënë se letra e sekretarit amerikan të shtetit dërguar Vuçiqit është për tu mirëpritur.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se dialogu duhet të përmbyllet me marrëveshje me njohje reciproke, duke shtuar se çfarëdo ideje për ndarjen e Kosovës është i papranueshëm.

Sipas tij, ky proces duhet të vazhdojë aty ku ka mbetur.

“Sidoqoftë, vlerësoj se çdo opcion që promovon ide për ndarjen e Kosovës, apo çfarëdo frome këmbimi territoresh, që prek kufijtë e tashëm të Rpublikës së Kosovës është i papranueshëm dhe i rrezikshëm. Kosova është shtet multi-etnik, i të gjitha bashkësive etnike që jetojnë në te. Me Kushtetutën e saj, Kosova është zotuar të mos kërkojë bashkim me asnjë shtet dhe të mos ketë kërkesa e pretendime territoriale ndaj asnjë shteti”, ka shkruar Hyseni.


MË SHUME NGA Lajme