Spanjë-Kosovë, ky është parashikimi i Arbnor Morinës
BKT
Sport

Spanjë-Kosovë, ky është parashikimi i Arbnor Morinës

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte përballet me Spanjën në Sevilla, raporton RTKLive.com.

Spanja dhe ‘Dardanët’ do të luajnë në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Skuadra pas disfatës kundër Suedisë, sonte ballafaqohet me njërën ndër kombëtaret më të forta në planet.

Analisti i futbollit Arbnor Morina për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), e pranon se djelmoshat tonë sonte i pret një duel tejet i vështirë.

Megjithatë, Morina beson se lojtarët tonë do të angazhohen maksimalisht në mënyrë që të kenë paraqitje sa më të mirë.

“Përpos futbollit ka edhe gjera jashtë futbollit të cilët po na servojnë ata. Shumica e këtyre lojtarëve të tyre janë të U19 dhe U20, por është ekip i mirë dhe janë lojtarë të fortë. Një Spanjë që nuk duhet nënçmuar asnjëherë dhe mendoj se është ekip që duhet respektuar shumë”, tha Morina.

“Edhe djemtë tonë duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të jenë sa më të disiplinuar në lojë. Formacioni tregon një seriozitet të madh të skuadrës sonë”, theksoi Morina.

Ndeshja mes Spanjës dhe Kosovës nis në orën 20:45 dhe transmetohet në RTK1. /RTKLive/