Nis sfida Spanjë-Kosovë, live në RTK1
BKT
Sport

Nis sfida Spanjë-Kosovë, live në RTK1

Ka startuar ndeshja mes Spanjës dhe Kosovës, sfidë kjo që po luhet në Sevilla, raporton RTKLive.com.

Spanja dhe ‘Dardanët’ po luajnë në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Kosova pas humbjes dhe paraqitje së dobët kundër Suedisë, sonte po sprovon forcat më njërën ndër kombëtaret më të forta në botë.

Skuadra jonë edhe në këtë duel do të hyjë pa disa lojtarë titullar, futbollistët që do të jenë në terren, do të japin më të mirën e tyre në mënyrë që të kenë paraqitje sa më të mirë.

Ndeshja mes Spanjës dhe Kosovës po transmetohet në RTKHD1. /RTKLive/