Bashkëjetesa me këngën dhe poezinë
BKT
Kulturë

Bashkëjetesa me këngën dhe poezinë

E lindur dhe e rritur në Kosovë, ngado që të shkoj bart me vete ndjenjën e të qenit shqiptare, ndjenjën e atdhedashurisë nuk maund ta harrrojmë, ndaj si artiste e shprehim, qoftë përmes vargjeve, qoftë përmes këngës

Kështu deklaroi poetja dhe këngëtarja Fatime Kalimashi, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, në ”Mirëmëngjesi Kosovë” të RTK-së.

Tutje ajo foli për ndjenjën e përjetimet të shfaqura përmes këngës ve vargut poetik që asnjëherë nuk mund të jenë të mjaftueshme.

”Asnjëherë nuk ngopem me shkrime poetike, as me këngë, për të shpërfaqur atë ndjenjën e atdhedashurisë që bart me vete kudo që shkoj, kudo që ndodhem, ndaj kjo këngë 'Kurrë Kosovë s’të harrova', është një pjesë, dromcë e botës sime shpirtërore e shfaqur përmes muzikës", deklaroi poetja e këngëtarja Kalimashi.

Më tej ajo foli për sprovën pandemike që, megjithë pengesat që kjo shkakton, prapë gjen shtegun e kontaktit me njerëzit e botës së saj, të lexuesve dhe dëgjuesve të saj, që ndjekin krijimtarinë e saj, që me këtë rast ajo i falënderon për mbështetjen e tyre.

”Ata më inspirojnë të jem kjo që jam, duke më frymëzuar të jetoj duke krijuar, qoftë poezi, qoftë këngë”, shtoi ajo.

Mes tjerash, poetja Fatime Kalimashi, tregoi për krijimtarinë e saj poetikemqë përfshihen në 7 vëllime poetike të botuara deri më tani dhe që falënderoi familjen që mbështeti në hapjen e saj para lexuesve, që bota e saj poetike të lexohet, të ndiehet dhe zëri i saj prej këngëtareje të dëgjohet.

”Përmes vargjeve njohim poetin, krijuesin”, shtoi ajo.

Ndërsa lidhur me këngës, poetja Kalimashi theksoi se, ndonëse ka kënduar që nga fëmijëria, duke pasur trashëgim familjar, nuk ka menduar se do të këndonte kështu, në publik.

"Me mbështetjen e familjes, si zakonisht, më duket se kam përplotësuar veten, botën time kreative prej artisteje", theksoi poetja e këngëtarja, Fatime Kalimashi./RTKLive


MË SHUME NGA Kulturë