Trendi i kopshtarisë që lulëzoi gjatë pandemisë nuk do të zhduket
BKT
Lifestyle

Trendi i kopshtarisë që lulëzoi gjatë pandemisë nuk do të zhduket

Gjatë pandemisë të gjithë filluan të gatuajnë, të vishnin pizhame gjatë punës në shtëpi, të bënin kokteje në Zoom etj. Këto tendenca shkojnë e vijnë, ndërsa vetëm një qëndron: kopshtaria.

Shitësit e luleve kanë raportuar një rritje të kërkesës për  fara në krahasim me pranverat e viteve të shkuara.

Baker Creek Seeds me bazë në Misuri u desh të mbyllë faqen e saj tre herë për shkak të kërkesës së madhe. Kompania tha se po shet gjashtë herë më shumë fara krahasuar me sezonet e tjera.

Një studim i konsumatorëve nga Grupi Freedonia zbuloi se 1/4 e të anketuarve filluan kopshtarinë për shkak të pandemisë. Vala e kopshtarëve të rinj ka çuar në rritjen e shitjeve me pakicë në industrinë e kopshtarisë, ndërsa llojet e tjera të mallrave të konsumit, si veshjet dhe mobiliet e shtëpisë, panë rënie gjatë pandemisë.

Sipas një sondazhi nga Axiom Marketing, gjysma e të anketuarve që merreshin me kopshtari thanë se e bëjnë atë për të lehtësuar stresin e të mos pasurit mundësi të dalin në ambiente të jashtme për shkak të pandemisë. Por, tashmë që masat janë herë të shtrënguara e herë të lehtësuara, njerëzit po vazhdojnë me kopshtarinë po me të njëjtin ritëm, madje edhe më shumë në 2021./The Guardian/