VIDEO-Në institucione të mos emërohen njerëz që kanë problem me ligjin
RTKlive
Hulumtuesi i lartë në Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Gëzim Shala, ka vlerësuar se raporti i DASH, identifikon fushat ku ka pasur ngecje Kosova. Sipas tij ka mos transparencë në institucione të Kosovës.
Në një raport për të drejtat e njeriut në botë në vitin 2020, Departamenti amerikan i Shtetit tha se në Kosovë, disa nga problemet më të rëndësishme në këtë aspekt përfshinin kufizimet e padrejta ndaj shtypit, ku hynin dhuna ose kërcënimet për dhunë ndaj gazetarëve; korrupsioni dhe mosndëshkimi në qeveri; sulmet kundër anëtarëve të komuniteteve jo shumicë ose bashkësive të tjera.
Hulumtuesi i lartë në Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Gëzim Shala, ka vlerësuar se raporti i DASH, identifikon fushat ku ka pasur ngecje Kosova. Sipas tij ka mos transparencë në institucione të Kosovës.
Shala tha se IKD, çdo herë kërkon që nëpër institucionet e vendit të mos ketë persona që kanë problem me ligjin. “Është koha e fundit që partitë politike të mos emërojnë persona që kanë problem me ligjin dhe të jenë nëpër institucionet e Kosovës”, tha ai sot në një intervistë për emisionin “Aktual”, në RTK.
Ndryshe Qeveria, thuhet në raport, ndërmori hapa për të identifikuar, hetuar, ndjekur penalisht dhe ndëshkuar zyrtarë që kryen abuzime të të drejtave të njeriut, por nganjëherë i mungonte vazhdimësia. Shumë njerëz në qeveri, opozitë, shoqëri civile dhe media raportuan për raste të zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion ose që vepronin pa u ndëshkuar. Shumë zyrtarë të korruptuar vazhdojnë të jenë në pozita në sektorin publik, thuhet në raport.























