Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Për promovimin e faunës Shqiptare përmes fotografisë, do të flas fotografi, Arian Mavriqi.

Kurse për videoprojektin e ri, "Hide", drejtpërdrejt nga Shkupi, do të flasin, Jon Bela, vokalist dhe kitarist “Bendi ‘The Moonage’, Meriton Tusha, kitarist dhe Butrint Bela, bassist.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

 

 


MË SHUME NGA Lajme