Nasuf Bejta, kryekandidati i Vjosa Osmanit për president?
BKT
Lajme

Nasuf Bejta, kryekandidati i Vjosa Osmanit për president?

Bejta ka qenë numër 64 në listën e Vetëvendosjes.

Lëvizja Vetëvendosje është duke bërë përpjekjet e fundit që të sigurojë votat për të zgjedhur Vjosa Osmanin për presidente dhe kjo seancë të mbahet sot.

Në seancën kur do të hidhet në votim Vjosa Osmani do të propozohet edhe një kundërkandidat, i cili ka qenë ish kandidat për deputet nga kjo parti, sipas Front Online.

Bëhet fjalë për Nasuf Bejtën i cili në listën e VV-së, ka qenë numër 64.

“Përpjekje janë duke u bërë të shohim.  Se çka do të ndodhë. Po, po bëhen që të thirret sot seanca. Po punohet që sot të ndodhë një votim i tillë, të shohim dhe në momentin që arrihet e thirrim seancën s’kemi arsye me prit”, ka thënë ky burim për Front Online.

Ndryshe, nënshkrimet për dy kandidatët e nevojshëm për tu mbajtura seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës janë të gatshme.


MË SHUME NGA Lajme