Atifete Jahjaga apelon të mos thellohen krizat politike
BKT
Lajme

Atifete Jahjaga apelon të mos thellohen krizat politike

Ish-presidentja e vendit fton për konsensus për zgjedhjen e presidentit.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga deklaron se duhet të ketë zgjidhje në mënyrë që të mos ketë thellim të krizave politike.

Ajo pas vizitës në Shoqatën e Autizmit në Prishtinë, pak para mbajtjes së seancës për presidentin, theksoi se kjo çështje është në dorën e deputetëve të Parlamentit të Kosovës.

"Ne gjithmonë duhet të mundohemi që të mos thellojmë më tutje krizat politike. Ne i kemi obligim shtetit, gjithësecilit qytetar të Kosovës që të gjejmë zgjidhje që hyjnë në funksion të mëtutjeshëm të proceseve që kalon Kosova", tha Jahjaga.


MË SHUME NGA Lajme