Qeveria miraton raportin e vlerësimit të sistemit financiar të komunave
Në mbledhjen e tretë të Qeverisë së Kosovës janë miratuar pesë pikat e rendit të ditës.
1. Shqyrtimi i Raportit te Vlerësimit të Përshtatshmërisë së sistemit të Financimit të Komunave për vitin 2020.
2. Shqyrtimi i Kërkesës për miratimin e Buxhetit për Komunën e Mitrovicës pas aprovimit të Buxhetit për vitin 2021 nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës më datë 04.02.2021.
3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për emërimin e Koordinatorit Nacional për parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit.
4. Shqyrtimi i Propozim Vendimit për emërimin e Komitetit për Partneritet Publiko-Privat.
5. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për mbështetjen e sanksioneve të vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian ndaj katër personave dhe një etniteti kinez të përfshirë në abuzime dhe shkelje të te drejtave të njeriut.
Po ashtu, Qeveria miraton propozimin për ta mbrojtur Kosovën në Gjykatën e Arbitrazhit në rastin “ICC HBH Devolli, raporton Ekonomia Online.
Hekuran Murati, ministër i Financave sa i përket këtij rendi të parë të ditës tha që duke pasur parasysh te hyrët dhe shpenzimet e vitit 2020, komunat duhet të raportojnë buxhetimin e tyre dhe vlerësimin e sistemit e të financimit të tyre.























