"Udhëve": Krimet në Policinë e Kosovës, shumë arrestime dhe suspendime
BKT
Lajme

"Udhëve": Krimet në Policinë e Kosovës, shumë arrestime dhe suspendime

Arrestimi i mbi 20 zyrtarëve policorë dhe suspendimi i më shumë se 30 policëve vetëm gjatë këtyre tre muajve të parë të vitit për dyshime për vepra të ndryshme penale, ka shtruar dilemën se çfarë po ndodhë me Policinë e Kosovës.

Në këtë javë do të tregojmë se cilat kanë qenë rastet më të rënda të dyshimeve për përfshirjen e zyrtaarëve policorë në vepra penale, cfarë kanë bërë me këto raste institucionet e drejtësisë dhe cfarë thonë qytetarët për besimin në policinë.

Emina Haxhiu, një infermiere nga Prishtina e cila javën qe shkoi u pa në një video që u bë virale, derisa reagoi ndaj disa policëve në Rrugën B, të cilët e përdoren një sprej ndaj saj, derisa po i shqiptonin një gjobë për shkak së qenit të saj nuk i kishte vendosur maskë mbrojtëse.

Emina për emisionin Udhëve të RTK-së tregon versionin e saj për ngjarjen, vetëm pak momente pasi ka dhënë deklaratë disa orëshe në Inspektoratin Policor të Kosovës.

Ajo tregon se kishte dalë për të shitur qenin si çdoherë dhe kishte ardhur policia.

Megjithatë, nga ajo që e thotë Emina, e tëra erdhi si rezultat i komunikimit të keq mes saj dhe policëve.  

« Filluan shumë m’u sillë në mënyrë barbare me mu…ia nisën tu e ngritë zanin… kur flas boj me durë, ajo mënjeherë nisi mos um qit ti me dur a e di me kon je tu folë… mos mu ofro se ta vnoj sprejin…dikur mo veç kur me ka ardhë. Unë u mundojsha me ua shpjegu që qeni i ka vetëm 8 muaj … u sillën në mënyrë s’di… jo të mirë », thotë ajo.

E situata ishte tensionuar edhe më shumë, kur ndaj qytetares është përdorur sprej.

« Masi më kanë vnu sprej unë vetëm fillova me dalë prej kontrolles…unë nuk degjojsha … fillun me bërtitë mos u ofroni se iu kafshon qeni,…mos u afroni », shton tutje ajo.

Me rastin e Emina Haxhiut po merret Inspektorati Policor i Kosoves. Derisa avokati Arianit Koci perdorimin e sprejit ndaj nje vajze te re qe ishte e vetme ne kete rast karshi 4 policeve e sheh si tejkalim te autorizimeve. Andaj, ai thote se eshte e rendesishme qe opinioni te sensibilizohet dhe te denoncoj policet, sa here qe shkelin ligjin.  

« Të sensibilizohet popullata..qytetari e ndihmon shume policinë. Është përdorë spreji kur nuk ka pasë nevojë. Pas sprejit vjen vetëm edhe revolja m’u përdorë », thotë Koci.

E per kryeshefin e Inspektoratit Policor te Kosoves Kushtrim Hodaj, IPK po heton rrethanat ne te cilat eshte perdorur spreji ndaj vajzes nga Prishina.

« Natyrisht se i kemi parë. Veprime hetimore të mënjehershme. Në radhë të përë si e kanë raportu policia si rast », thotë Hodaj.  

Ky eshte vetem njeri nga rastet e shumeta te dyshimit per perdorim te forces jo proporcionale nga ana e zyrtareve policore, derisa po kryenin detyren e tyre ne nje lagje ne Prishtine.

Raportimet e fundit per arrestimin e mbi 20 zyrtareve policore vetem ne keta muaj te vitit dhe suspendimin e me shume se 30 tjereve, kane ngritur megjithate dilemen se cfare po ndodhe me pol icine e Kosovës.

“Është e vërtetë, IPK përkunder rrtahanave ka arrestuar mbi 20 zyrtarë policorë vetëm gjatë kësaj periudhe. Kemi suspenduar mbi 30 në raste të ndryshme të përfshirë në veprimtari penale“, shton ai.

Njëri nga rastet më të mëdha është ai i dyshimit të përfshirjes së policëve në trafikim me qenie njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare, për çka vetëm në Karaçevë janë arrestuar mbi 17 policë në shtator të vitit të kaluar.

Një rast tjetër shumë i rëndë u publikua këtë në fillim të këtij viti. Portal “Sinjali’, publikoi një video incizim që ishte edhe shkak për arrestimin e pjesëtarit të Njësisë së Reagimit të Shpejtë Haris Kelmendi, i cili e kishte keqtrajtuar një qytetar në stacionin policor.


MË SHUME NGA Lajme