Ahmeti: Me kërku edhe më shumë në kurriz të qytetarëve është e padrejtë
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas ndodhive të sotme në Kuvendin e Kosovës, ku VV dështoi të votonte në procedurë të përshpejtuar ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në vend.
Postimi i plotë:
Ligji për zgjedhje i ka dhjetëra probleme që duhen të adresohen në reformë të thellë, përfshi edhe votimin e diasporës në konsullata e ambasada. Duhet të bëhet edhe reformë kushtetuese me problemet që na përcjellin në disa zgjedhje.
Por në qoftë se beson që do të jesh në qeveri 4 vite, çfarë kuptimi ka anandamentimi i Ligjit për Zgjedhje brenda natës. Edhe në qoftë se beson se duhet të bëhet reforma për zgjedhje lokale (që diaspora të votojë për asamble e kryetar komunash) prapë ka kohë.
Në anën tjetër provokimi i zgjedhjeve në situate të krizës së thellë ekonomike dhe kohën kur covidi shënën 1000 raste në ditë që i ka shkaktuar fushata e kaluar është axhamillëk i paparë.
Kemi pritur stabilitet të fortë nga mandati i fituar në zgjedhje. Me kërku edhe më shumë në kurriz të qytetarëve është e padrejtë.
Uluni dhe bëni kompromis. Përndryshe kemi afinitet të jashtëzakonshëm për të krijuar kriza nga kurgjë hiq.























