Haxhiu: Opozita është përgjegjëse nëse nuk zgjedhet presidenti
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ia ka hedhur fajin opozitës për mos-vullnet të zgjedhjes së presidentit, duke thënë se këta të fundit po shpërfillin vullnetin e qytetarëve, derisa e ka pranuar që s’i kanë pasur 80 vota për zgjedhjen e të parit të vendit.
Haxhiu, përmes një reagimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se në praktikat e mëparshme, presidenti vinte si rezultat i “dhënies së terminaleve doganore, posteve diplomatike a tenderave”.
Haxhiu e ka përmendur zyrtarin e LDK-së, Agim Veliun, duke e krahasuar rënien e qeverisë si rezultat i shkarkimit të tij nga pozita e ish-ministrit të Punëve të Brendshme me rastin e mbrëmshëm për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.
“Ata që po thonë se e paskemi provokuar situatën me ligjin sepse votat i keni pasur, janë të njëjtit që thonin se A.Veliu nuk është dashur të shkarkohet se ai veprim e provokoi rrëzimin e Qeverisë anipse dihej që Qeveria s’ka pasur në plan të votohej, po kur u votua ka pasur plan të rrëzohet”, ka deklaruar ndër të tjera ajo.























