13:42 / 03.04.2021
Rabiot drejt gjigantit spanjoll
Mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot mund të transferohet tek Barcelona këtë verë, raporton Calciomercato.
Klubi italian duket se ka vendosur që lojtarin ta shesë gjatë kësaj verë.
Siç raportohet, agjenti i Rabiot tashmë ka nisur negociatat me Barcelonën për transferimin e ish-lojtarit te PSG-së në ‘Camp Nou’.
Ndryshe, lojtari monitorohet edhe nga disa klube tjera evropiane, por duket se destinacionin më i mundshëm i Rabiot është Barcelona.























