15:59 / 03.04.2021
Tahiri kërkon nga VV-ja kandidat tjetër për president
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se pozita duhet të vijë me një kandidat tjetër për president
“Opozita nuk i ka votat ta zgjedhë presidentin, prandaj presim që mazhoranca të vij më një figurë që ka përkrahjen e opozitës. Nuk është koha të shkojmë në zgjedhje në kohën kur po kemi keqësim me situatën pandemike” ka thënë Tahiri.























