16:19 / 03.04.2021
Benzema më i mirë se Messi & CO, fiton çmimin e lakmuar në La Liga
Karim Benzema është përzgjedhur si lojtari më i mirë i La Liga-s për muajin mars.
Sulmuesi francez i Real Madridit mposhti kandidatët e tjerë për këtë çmim, si Jan Oblak, Youssef En-Nesyri, Lionel Messi, Daniel Wass, Borja Iglesias dhe Gerard Moreno.
Benzema luajti tri nga katër ndeshjet e kampionatit në mars (kundër Atlético Madridit, Elche dhe Celta), duke shënuar 5 gola në to.
Deri më tani, në kampionat, Benzema ka luajtur 24 ndeshje, në të cilat ka shënuar 17 gola. Më në detaje, francezi ka realizuar pesë dopieta (dygolësha).























