Drita fundos Arbërinë, Sermaxhaj debuton me fitore tek Drenica
BKT
Sport

Drita fundos Arbërinë, Sermaxhaj debuton me fitore tek Drenica

Drita e ka mundur Arbërinë, me rezultat 1-3, sot në kuadër të elitës së futbollit tonë.

Kampionët në fuqi, kanë arkëtuar edhe tri pikë të mëdha në garën për ta mbrojtur titullin e kampionit.

Skuadra gjilanase u shfaq ekip më i mirë së të përzgjedhurit e Arbnor Morinës, duke shënuar tre gola, edhe pse ishte skuadra e Arbërisë që përmes Zabergjës (22’), kaloi në epërsi prej 1-0.

Gjilanasit tre minuta më vonë më ane të Festim Alidemës barazuan shifrat në 1-1. Priesley (33’) kalojë Dritën në avantazh prej 1-2, derisa golin e tretë për gjilanasit e realizoi Haxhimusa (63’).

Pas kësaj fitore, Drita rikthehet në krye të tabelës me 58 pikë, tri më shumë së Ballkani që nesër luan derbin me Prishtinën, kurse, Arbëria bie në vendin e nëntë me 27 pikë të tubuara.

Ndërkohë, Drenica ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në duel me Trepçën ’89, duke fituar me rezultat 2-0.

Trajneri Sami Sermaxhaj debuton me fitore tek kuqezinjtë. Baton Zaberxha (37’) dhe Rapo (70’), u përkujdesën e fitores së drenicasve.

Më këtë fitore, Drenica renditet e teta me 30 pikë, derisa ‘minatorët’ kanë dy pikë më shumë në vendin e gjashtë.