VIDEO: Vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
BKT
Lajme

VIDEO: Vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit

Kuvendi i Kosovës me rreth dy orë vonesë ka nisur seancën plenare për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

(E plotësuar) Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentit është Vjosa Osmani, e cila në këtë garë, për kundërkandidat do të ketë Nasuf Bejtën.

Pas prezantimit zyrtar të dy kandidatëve, kuvendi autorizoi Komisionin për legjislacion dhe mandate që të verifikojë nëse kandidatët për president plotësojnë kushtet për garë.

Të pranishëm në sallë janë 84 deputetët të Lëvizjes Vetëvendosje, të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të komuniteteve joserbe. 

Ndërkaq, deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të Listës Serbe, po i bojkotojnë punimet e kësaj seance.

Thirrjen për mbajtjen e kësaj seance e ka kërkuar Vetëvendosje e cila ka dorëzuar 41 nënshkrimet e nevojshme në Kryesi të Kuvendit.

LDK-ja e cila kishte marr vendim për ta mbështetur Osmanin për presdiente, tashmë ka kushtëzuar Kurtin më tërheqjen e projektligjin për Ligjin Zgjedhor. PDK-ja e AAK-ja kanë bërë të ditur se nuk do ta mbështesin Osmanin për presidente.

Për zgjedhjen e presidentit nevojiten 80 deputetë në Kuvend për ta bërë kuorumin, e pastaj mund të zgjidhet edhe me shumicën e thjeshtë të votave prej 61 sosh.


MË SHUME NGA Lajme