Bëhet kuorumi për zgjedhjen e presidentit, kuvendi shkon në pauzë
BKT
Lajme

Bëhet kuorumi për zgjedhjen e presidentit, kuvendi shkon në pauzë

Me dy orë vonesë ka filluar seanca për zgjedhjen e presidentit. Seanca për zgjedhjen e presidentit ka filluar dhe kuorumi është bërë pasi 82 deputetë kanë marrë pjesë në seancë.

Pas kuorumit u prezantuan dy kandidatët për president, Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta, kuvendi ka shkuar në pauzë 15 minutëshe dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Kjonufca kërkoi që të autorizohet komisoni për legjislacion dhe imunitete që të verifikoj kushtet të kandidatëve.

“Më 66 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim krijohet aktualizohet autorizimi që ta marrë punën komisioni për legjislacion për verifikimin e kushteve të kandidatëve të nominuar për president, kërkoj nga ky komision që menjëherë të mblidhet dhe kuvendi t’ia paraqes raportin e tij. për këtë duhet të marrim një pauze 15 minuta”, tha Konjufca. 


MË SHUME NGA Lajme