13:28 / 04.04.2021
Gatusso drejt bashkimit me ish-drejtuesit e Milanit
Mund të takohemi përsëri në rrugët e Genaro Gatussos, sot trajner i Napolit, dhe i dyshes Silvio Berluskoni-Adriano Galiani.
Këtë e ka konfirmuar një njohje e vjetër e të sipërpërmendurve. Ariedo Braida është i bindur edhe pse punon menaxher i Cremones në Serinë B.
“Gatusso? Ai është një student i imi, le të themi kështu. Kam pasur gjithmonë besim tek ai. Ai është bujar. Duhet të pyesni De Laurentis nëse ka vend për konfirmimin e tij. Hipoteza Monza në rast të Serisë A por në futboll, gjithçka është e mundur. Imagjinoj që presidenti mund ta pëlqejë këtë ide sepse ai është shumë i lidhur me ish lojtarët e tij e sidomos me Gatusson.
Nëse nuk vazhdon te Napoli, atëherë mund të themi se kemi të bëjmë me një hipotezë reale.























