17:30 / 04.04.2021
Zgjedhja e presidentit, Veliu thotë se nuk ka ndërruar qëndrim
Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se nuk ka ndërruar qëndrim sa i përket pjesëmarrjes në votim për zgjedhjen e presidentit.
“Nuk kam ndërruar mendim”, u përgjigj Veliu.
Të shtunën, për shkak të mungesës së kuorumit në votim, Kuvendi nuk arriti të zgjedh presidentin e vendit. Tre deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës: Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj, pavarësisht se ishin në sallë gjatë votimit, nuk morën pjesë në këtë proces.























