18:05 / 04.04.2021
Voton kandidatja për presidente, Vjosa Osmani
Kandidatja për presidente Vjosa Osmani ka hedhur votën e saj në kuti.
Në Kuvendin e Kosovës ka nisur vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, ku kandidatë janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.
Në sallë janë të pranishëm 84 deputetë, të cilët po votojnë në raundin e parë për presidentin. Kjo është hera e tretë që ky raund votimesh po përsëritet, pas dy herë nuk kishte kuorum prej 80 deputetësh.























