20:23 / 04.04.2021
Abdixhiku: LDK do të vazhdojë rolin opozitar përballë një pushteti thuajse
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku , u shpreh i kënaqur me procesin e votimit të presidentit, duke uruar Vjosa Osmanin për postin e ri.
“Shpreh kënaqësinë që përmbyllet një proces demokratik. Tani kemi një presidente të vendit dhe shpresojmë që të ushtrojë rolin e saj me dinjitet dhe të lë një shenjë të mirë në 5 vjetët e ardhshme”, tha ai.
Abdixhiku tha se Osmani duke i përfaqësuar të gjithë qytetarët e Kosovës do të mund të lë shenjë të mirë në pesë vitet e ardhshme.
“LDK tash e tutje pas dhënies së qetësisë për qytetarët tanë lidhur me konstituimin e institucioneve do të vazhdoj rolin e saj opozitar përballë një pushteti pothuajse absolut”, shtoi ai.























