Reagon Kastrati, postimi s`kishte të bënte me Vjosën apo Adelinën
Deputeti Ardian Kastrati fshiu postimin e mëparshëm për shkak të shumë reagimeve nga analistë dhe figura tjera të ndryshme.
Sipas tij, postimi qëllimshëm është keqkuptuar pasi ska pasë të bëjë me politikë.
Lexojeni reagimin e plotë të deputetit Kastrati:
Postimit qe kam bere ku e citoj Faik Konicen iu paska dhane drejtim i gabuar! Sa e qela fcb po e shoh qe me paskan gozhdu do analista e portale. Une as qe kam qene tu e pa seancen per zgjedhjen e presidentit kur e kam shkru ate postim. As qe me ka shku mendja te Vjosa Osmani, as Adelina Grainca , as per asnje te person te gjalle ne kete bote. ...siç paskan aluduar disa. Askush nuk duhet te ndihet i ofenduar sepse postimi ska pas adrese politike e aq me pak seksiste. Me ngadal mos beni turr! Per ceshtje politike kur dua te reagoj i permendi me emer e mbiemer, qysh i kam permend gjithe!
Tani hapni syte ju qe paskeni marre turr dhe lexojeni shkrimin e Faik Konices me poshte, nga i cili kam nxjerre ate tekst fjale per fjale i cili ska te bej me politiken aktuale, por thjeshte eshte reference ne satiren e Konices.
Ja me poshte linku i tekstit:
https://www.radiandradi.com/abdullahu-yne-cbehet-satire.../
Naten e mire!























