Pacolli uron Osmanin: Unë do të qëndroj pas teje
BKT
Lajme

Pacolli uron Osmanin: Unë do të qëndroj pas teje

Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka uruar Vjosa Osmanit për zgjedhjen presidente e Kosovës. Pacolli i cili mori pjesë në votimin e Osmanit, thotë se ‘mbetet konstruktiv’.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Pacolli thotë se respekton vullnetin e qytetarëve.

“Jam i lumtur që isha në gjendje të kontribuoj sot në votimin e Presidentit të ardhshëm të Kosovës”, thotë Pacolli.

“Unë nuk jam një njeri i mbushur me urrejtje apo hakmarrje. Unë jam dhe mbetem konstruktiv dhe i hapur”, shtoi ai.

“Unë gjithmonë do të respektoj vullnetin e qytetarëve! Unë do të qëndroj pas teje, Urime Zonja Presidente!”, shkroi Pacolli.


MË SHUME NGA Lajme