16:06 / 05.04.2021
Gastronomët pajtohen me vendimin e qeverisë, por kanë edhe disa kushte
Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi thotë se rifillon puna pas 12 ditësh, përndryshe dalin në protesta.
Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, pas takimit ka njoftuar se do të respektojnë ndalimin e punës për këto 12 ditë.
Gjatë kësaj kohe, sipas Kllokoqit do të bisedohet me Ministrinë e Shëndetësisë për gjetjen e një zgjidhje, në të kundërten pas 11 ditësh gastronomët rinisin punën.
Në rast të tentimit të bllokimit të sërishëm, Kllokoqi njoftoi se ata do të jenë të gatshëm të dalin edhe në rrugë.























