Tahiri: Dasma me 10 persona, hajgarja më e madhe nga qeveria deri sot
BKT
Lajme

Tahiri: Dasma me 10 persona, hajgarja më e madhe nga qeveria deri sot

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pas masave të sotme anti-Covid19.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pas masave anti- Covid 19, të miratuara në mbledhjen e sotme të Qeverise Kurti.

Tahiri është shprehur se këto masa për mbyllje do jenë hapje për qarkullim dhe biznis në rajon, ndërkaq shtoi se lejimi i dasmave për 10 persona është hajgarja më e madhe që i bëhet gastronomëve nga ana e Qeverise.

 

Postimi i plotë:

 

Mbyllja e sotme është hapje dhe qarkullim e mundësi biznesi më shumë për Shkup, bregdetin shqiptar dhe atë malazez. Kurse, dasma për 10 persona është hajgarja më e madhe që i bëhet gastronomisë! Eksperimenti ka nisur!


MË SHUME NGA Lajme