Vritet një person dhe plagoset një tjetër në Gradicë të Drenasit
BKT
Lajme

Vritet një person dhe plagoset një tjetër në Gradicë të Drenasit

Nga të shtënat me armë zjarri është vrarë një i mitur dhe është plagosur rëndë babai i tij sonte rreth orës 20:30, në fshatin Gradicë të Drenasit.

Policia e rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vrasja dhe plagosja kanë ndodhur në pyllin e këtij fshati.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:30 policia ka pranuar informatën për një vrasje në fshatin Gradicë të Drenasit. Menjëherë pas marrjes së informatës të gjitha njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Bazuar në të dhënat e deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe plagosjes me armë zjarri, të ndodhur në një pyll në fshatin e sipërshënuar. Në këtë rast plagë nga arma e zjarrit kanë marrë dy persona (meshkuj).


MË SHUME NGA Lajme