09:56 / 06.04.2021
Kongresi Panshqiptar Amerikan uron Osmanin
Kongresi Panshqiptar Amerikan uron përzemërsisht Vjosa Osmani- Sadriun me rastin e zgjedhjes së saj presidente e Republikës së Kosovës.
"Si presidentja e dytë në historinë e shtetit të ri, zgjedhja e Zonjës Osmani-Sadriu nuk është vetëm fitore për gratë kudo por është një provë tjetër për vlerat euro-atlantike të Kosovës.
Ne mezi presim të punojmë me Presidenten Osmani-Sadriu dhe qeverinë e re të Kryeministrit Kurti për të vazhduar forcimin e lidhjes së veçantë mes popujve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
U bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës dhe të gjithë liderëve politik të punojnë bashkë në përballjen me sfidat e mëdha që Kosova ka para vetit, brenda dhe në arenën ndërkombëtare", thuhet në komunikatë.























