Ish-këshilltari i Thaçit kritikon mënyrën e inaugurimit të Osmanit
Adil Behramaj thotë se Osmani me shfaqjen në shesh kopjoi inaugurimin e Hashim Thaçit si president.
Ish këshilltari i Thaçit, përmes një shkrimi tha se presidentja Vjosa Osmani, ceremoninë e inaugurimit do duhej ta bënte në Hagë.
Behramaj tha se Osmani me shfaqjen në shesh kopjoi inaugurimin e Hashim Thaçit si president.
Ai shtoi se edhe masat kufizuese u vendosën të shtyhen për të mundësuar ‘’pseudoparadën politike’’ të Osmanit.
Postimi i plotë:
Vjosa Osmani do të duhej ta organizonte këtë ceremoninë e dorëzim-pranimit të mandatit në Hagë. Në vend të kësaj, ajo si një “supervashë” na u shfaq në shesh, duke e kopjuar inaugurimin e Hashim Thaçit si president, por duke e marrë mandatin e presidentit nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilës i është betuar për lojalitet. Një ditë më parë, Kurti qenka përkujdesur që edhe masat për mbylljen e vendit t’i shtyjë për të mërkurën, pas përfundimit të kësaj pseudoparade politike!























