Osmani bën thirrje për kujdes nga Qendra e Vaksinimit në Prishtinë
BKT
Lajme

Osmani bën thirrje për kujdes nga Qendra e Vaksinimit në Prishtinë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka vizituar të martën Qendrën e Vaksinimit kundër koronavirusit në Prishtinë.

Osmani ka thënë se e gëzon fakti që ky proces ka nisur edhe në Kosovë.

“Për fat të keq, numri i vdekjeve dhe infeksioneve është i madh, sepse siç po e shihni vala e tretë e pandemisë e ka përshkruar gjithë Evropën, por edhe më gjerë, prandaj duhet një kujdes më i madh nga secili prej nesh, që në radhë të parë ta mbrojmë veten dhe ta mbrojmë njëri-tjetrin” ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se autoritetet në Kosovë, në veçanti Ministria e Shëndetësisë është duke punuar për sigurimin e më shumë vaksinave kundër këtij virusi.


MË SHUME NGA Lajme