​Emërohen zëvendësministrat në katër ministri
BKT
Lajme

​Emërohen zëvendësministrat në katër ministri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë ditës ka emëruar katër zëvendësministra, të cilët i ka uruar për pozitën e re dhe iu ka dëshiruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.

Zëvendësministrat e emëruar janë: Dukagjin Pupovci nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Shemsi Syla, Ministria e Mbrojtjes, Linda Çavdarbasha, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dhe Imri Demelezi, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Deri më tani, me vendim të kryeministrit Kurti janë emëruar 15 zëvendësministra.


MË SHUME NGA Lajme